Dhunonin klientët e lokaleve të natës në Athinë/ Shkatërrohet banda në Greqi, mes 8 të arrestuarve edhe një shqiptar

22 Shkurt 2024, 17:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dhunonin klientët e lokaleve të natës në Athinë/
Një grupi kriminal që kryente dhunonte klientë të klubeve të natës janë vënë në pranga nga autoritet greke. Në pranga janë vënë 8 persona mes tyre edhe një shqiptar ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër. Mësohet se banda dhunonte kliente dhe tifoze në qendër të Athinës në rajone të ndryshme të kryeqytetit grek.

I arrestuar është shqiptari Enderik Skënderaj, 35 vjecari mësohet se kishte precedente të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje dhe drogë. Emri i tij është lakuar më parë edhe si i përfshirë në grabitjen e biznesmenit shqiptar Tonin Preka në Mykonos, ku u dhunua dhe iu grabitën 40 mijë euro. Skënderaj ishte pjesë e një grupi prej 5 shqiptarësh, ku mes tyre ishte edhe Alfons Ndoci, një shqiptar i rrezikshëm me precedentë për vrasje dhe arratisje nga burgu.

Policia greke ndëkohë ka shpallur në kërkim shtetasin Fatjon Hysaj,  i arrestuar më parë për “vjedhje”, “rrëmbim të miturish” dhe “trafikim qeniesh njerëzorë”. Sipas “Zougla”, Hysaj mund të ndodhet në Shqipëri, ndërsa njihet për lidhje të tij me biznesmenin Christos Gialias, i ekzekutuar pak ditë më parë në Mandra të Athinës.

Anëtarët e grupit të paktën që prej korrikut 2022 kryenin rrahje klientësh në lokalet e natës në qendër të Athinës, ndërsa ishin përfshirë edhe në incidente me tifozë brenda fushave të lojës gjatë ndeshjeve të futbollit. U konstatua se ata ishin përfshirë në 2 sulme ndaj klientëve të lokaleve të natës në qendër të Athinës, gjatë muajve mars dhe shtator të vitit të kaluar, të cilat rezultuan në plagosjen e rëndë të klientëve, mes të cilëve edhe dy policë si dhe pjesëmarrja e anëtarëve të grupit në 2 përleshje të zhvilluara mes tifozëve gjatë ndeshjeve të futbollit dhe në shkurt 2024 në fushat e lojës në zonat e Athinës. Gjatë operacionit janë sekuestruar sende të forta, armë, drogë dhe materiale të tjera të përdorura nga grupi kriminal.

 

Po ndodh...