Punimet për hekurudhën Durrës-Tiranë, bllokohet qarkullimi i mjeteve në Rrashbull

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se në vijim të punimeve që po kryhen në projektin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin e Rinasit, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në aksin ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën në Rashbull.
Sipas ARRSH-së, mjetet do të orientohen të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës, teksa bllokimi do të fillojë sot natën në orën 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Njoftimi:
Në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet bllokim i Trafikut Rrugor në km 4+762, segmenti ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën në Rashbull
Mjetet do të orientohen të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës.
Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve gjatë ditës, bllokimi do të fillojë sot natën në orën 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


