
Kapet nga policia malazeze 34-vjeçari shqiptar nga Tirana, për të kishte urdhër-arresti ndërkombëtar

28 Shkurt 2025, 19:24 / AKTUALITET
Shtetasi shqiptar A. C., 34 vjeç, nga Tirana, është arrestuar sot nga policia malazeze në pikën kufitare të Sukobinit (Muriqan), me një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli në Bruksel. Ky informacion u njoftua nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.
Ky shtetas u arrestua nga efektivët e Sektorit të Policisë Kufitare. Për të, ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata e Shkallës së Parë në Antwerp, për t’u ndjekur penalisht në Belgjikë, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale të anëtarësimit në organizatë kriminale, shkelje e ligjeve të drogës dhe pjesëmarrje në trafikun e drogës si bashkëpunëtor, sipas Kodit Penal të Mbretërisë së Belgjikës.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128