Keqtrajtuan fëmijët në Shtëpinë e Fëmijës, procedohen penalisht edukatoret

Dy punonjëse të Shtëpisë së Fëmijëve në qytetin e Sarandës kanë keqtrajtuar 3 nga fëmijët që jetojnë në këtë institucion. Pas këtyre veprimeve edukatoret janë proceduar penalisht nga policia. Pas kallëzimit nga një shtetase për konstatimin e rastit, policia ka ndërhyrë duke ndjekur nga afër rastin.
Njoftimi i Policisë
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset E. K., 48 vjeçe dhe L. B., 38 vjeçe, me detyrë kujdestare në shtëpinë e fëmijëve, në Sarandë, pasi në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, ka bërë kallëzim shtetasja P. B. se këto punonjëse i kanë keqtrajtuar 3 fëmijët e saj, të cilët qëndrojnë në këtë institucion”.
-
Nuk justifikoi pasurinë, shkarkohet gjyqtarja e Tiranës
28 Shtator, 10:28
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

