“Kini kujdes!”/ Mosbindja civile e PD, zbardhet porosia e Ilir Prodës për efektivët e policisë
Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda i ka dhënë porositë vartësve të tij lidhur me protestën që do të zhvillojë opozita sot, e cila ka paralajmëruar bllokim të disa akseve kryesore në vend.
Proda u ka kërkuar vartësve që të kenë kujdes dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të ruajnë qetësinë. Proda ka kërkuar që ndërhyrjet të jenë të minimizuara vetëm në raste nevoje dhe mos të krijohen përplasje të provokuara.
Kryepolici i ka kërkuar të kenë kujdes listat me emrat e personave që kanë precedentë e të mbahen nën vëzhgim. Një kërkesë ka qenë dokumentimi i të gjitha veprimeve të jashtëligjshme. Gjithashtu, Proda ka kërkuar të sigurohet qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve të tjerë, të cilët nuk janë protestues.
Dje në njoftim zyrtar Policia e Shtetit deklaroi se çdo qytetar ka të drejtën e tubimit, por se bllokimini rrugëve është vepër penale.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
