Kishin shkuar me viza turistike por u kapën duke shitur drogë, arrestohen 10 shqiptarët në Itali

10 shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi kishin shkuar në Itali me viza turistike për të shitur drogë me pakicë në zonën e Varreses.
Mediat italiane shkruajnë se hetimet kanë nisur në vjeshtën e vitit 2023, kur policia u njoftua për praninë e një shqiptar, i cili merrej me shpërndarjen e kokainës në doza.
Analiza e thelluar e informacionit bëri të mundur kapjen e tij, duke sekuestruar edhe disa doza droge nga klientët e tij.
Gjatë hetimeve, të cilat zgjatën afërsisht 6 muaj, u arrestuan dy nga narkotrafikantët që i përkisnin grupit dhe u sekuestruan 1 kilogram kokainë dhe 4 kilogramë hashash, pjesërisht të ndara tashmë në qindra doza.
Mediat italiane raportojnë se lënda narkotike është gjetur edhe në pyll, ku shqiptarët e fshihnin lëndën narkotike të gatshme për shitje, për ta bërë gati për përdorim.
Aktiviteti drejtohej nga dy vëllezër, të cilët siguronin futjen e të rinjve në territorin italian me vizë të rregullt turistike.
Në fund, rezultoi se grupi, sa herë që një nga anëtarët kapej nga policia ai zëvendësohej me një tjetër bashkatdhetar, i cili ishte i rekrutuar.
Nga hetimet rezultoi se dy vëllezërit ishin “aktivë” në këtë veprimtari që nga viti 2021 dhe se xhiroja e tyre kalonte mbi 1000 doza barnash të shitura çdo muaj me një kosto mesatare prej 50 euro secili.
Gjatë ekzekutimit u sekuestruan rreth 50.000 euro cash, që dyshohet se janë rezultat i veprimtarisë së paligjshme, 7.4 kilogramë marihuanë si dhe 6 pistoleta, me pasojë arrestimin në flagrancë të një subjekti që ishte marrësi i vetëm i deleguar.
-
-
Messi: Inter Miami është klubi i fundit i karrierës sime
12 Qershor, 19:07
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


