Kishte fshehur marokenin nën rimorkion e kamionit, procedohet 30-vjeçari në Qafë Thanë
Policia Kufitare e Korçës ka goditur dy raste të paligjshmërive në pikë-kalimet kufitare Qafë Thanë dhe Goricë.
Në një rast, një shtetas nga Maqedonia e Veriut u kap duke transportuar një emigrant të paligjshëm maroken.
Ndërsa në rastin tjetër, një banor i Zaroshkës u kap me mallra kontrabandë pa fatura. Të dy personat janë proceduar në gjendje të lirë dhe materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës.
DVKM Korçë/Goditen në PKK Qafë Thanë dhe në PKK Goricë, 2 raste të paligjshmërive në kufi.
Gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë konstatuan në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 2 raste të paligjshmërive në kufi. Konkretisht:
-në PKK Qafë Thanë, gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte shtetasi V. T., 30 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, u gjet i fshehur nën rimorkio, 1 shtetas maroken. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 30-vjeçarin, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”;
-në PKK Goricë, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi T. A., 63 vjeç, banues në fshatin Zaroshkë, u gjetën produkte ushqimore dhe medikamente, të papajisura me fatura blerjeje. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 63-vjeçarin, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”. Gjithashtu, mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Kontrollet kundër paligjshmërive në kufi dhe tentativave për të lëvizur ilegalisht, vijojnë, krahas punës për menaxhimin e fluksit dhe ofrimin e një shërbimi policor të shpejtë dhe me etikë për qytetarët.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
