Klodian Braho paralajmëron më shumë aksione nga SPAK: Goditja e pasurive të krimit dhe korrupsionit në fokus

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, deklaroi këtë të martë se SPAK synon të mbetet një institucion i pavarur, por njëkohësisht i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm në përmbushjen e misionit të tij në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Gjatë fjalës së tij, Braho theksoi se institucioni është përballur me një ngarkesë pune në rritje, ndërsa sfidat që lidhen me krimin e organizuar dhe pastrimin e parave kërkojnë një qasje gjithnjë e më të specializuar, teknike dhe të qëndrueshme. Sipas tij, goditja e krimit nuk duhet të kufizohet vetëm te ndjekja e individëve të përfshirë, por duhet të fokusohet edhe te pasuritë dhe burimet financiare që ushqejnë aktivitetet kriminale.
“Jemi përballur me një ngarkesë pune gjithnjë e më të madhe. Krimi i organizuar, pastrimi i parave, kërkojnë një përgjigje institucionale më të specializuar, më teknike dhe më të qëndrueshme. Lufta nuk mund të fuqizohet vetëm te ndjekja e aktorëve individualë, duhet të godasë pasuritë nga ku buron.
Po ashtu, SPAK do të vijojë të forcojë qasjen. Krimi duhet të identifikohet dhe goditet përmes inteligjencës kriminale, analizës, bashkëpunimit ndërkombëtar, kjo kërkon prokurorë të specializuar, ekspertë për administrimin dhe analizimin e informacionit”, tha Braho, duke nënvizuar më tej se SPAK do të vazhdojë të forcojë kapacitetet e tij përmes përdorimit të inteligjencës kriminale, analizës së avancuar të informacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në këtë drejtim, rëndësi të veçantë marrin specializimi i prokurorëve dhe angazhimi i ekspertëve të aftë për administrimin dhe analizimin e të dhënave komplekse.
Pjesë nga fjala e Klodian Brahos:
Hetimet ndaj grupeve kriminale dhe krimit në tërësi kërkojnë më shumë teknologji. Sfidat e reja duhet që të shoqërohen dhe me mbështetje buxhetore, që të luftohet pastrimi i parave. Analiza e rekomandimeve do të shërbejë se cilat masa mund të merren menjëherë dhe cilat kërkojnë mbështetje financiare. SPAK synon që të jetë institucion i pavarur, i hapur për bashkëpunim, por edhe me integritet në hetimet e tij.
Bashkëpunimi ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm, pasi krimi tashmë ka kaluar kufijtë kombëtarë. Tashmë duhet të gjurmojmë krimin, kudo ai vegjiton. Lufta ndaj krimit e korrupsionit nuk mund të bëhet vetëm nga një institucion i vetëm.
Duhet një bashkëpunim gjithnjë e më i madh me Policinë e Shtetit dhe të gjitha institucionet e tjera, që të kemi rezultate më të mira. Falënderoj ministrin e Drejtësisë për rekomandimet. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit, kërkon bashkëpunim, investim dhe kërkon që shteti të investojë, në ato fusha, që janë prioritet.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
Ti vetëm ik!
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
