Konferenca Evropiane e Interpolit, Balla për krimin e organizuar dhe trafikimin e lëndëve narkotike: Numri në rritje…

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në Konferencën Evropiane të Interpolit, vuri në dukje rritjen e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe kësaj organizate për operacionet e përbashkëta, ashtu edhe numrit të të deportuarve në vendin tonë.
Balla theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar si mënyra më efikase për ta luftuar krimin e organizuar.
“Sot, më shumë se kurrë, ne përballemi me sfida të shumta në fushën e sigurisë dhe rendit publik. Krimi i organizuar, trafikimi i lëndëve narkotike, terrorizmi dhe krimet kibernetike janë kërcënime globale që nuk njohin kufij dhe kërkojnë një përgjigje të përbashkët dhe të koordinua,” u shpreh Ministri në fjalën e tij. Në lidhje me angazhimin e Policisë së Shtetit në kuadër të operacioneve ndërkombëtare në kuadër të Interpol, ministri bëri me dije se “kemi bërë pjesën tonë në kontributin për komunitetin ndërkombëtar të policisë.
Numri në rritje i ekipeve të operacioneve të përbashkëta (16 gjatë vitit 2022 dhe 19 gjatë vitit 2023 – 2024); të arratisurve të arrestuar (82 gjatë vitit 2022 dhe 92 gjatë vitit 2023); dhe i takimeve operacionale të zhvilluara mes INTERPOL-it dhe Policisë së Shtetit Shqiptar (11 gjatë vitit 2022 dhe 26 gjatë vitit 2023), konfirmon Shqipërinë si një anëtar të angazhuar dhe partner të besuar”, tha ai.
Balla u shpreh se Shqipëria mbetet e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, kundër narkotikëve, duke theksuar kapjen dhe vënien para drejtësisë së autorëve.
“Lufta kundër pandëshkueshmërisë është thelbësisht e lidhur me gjetjen e të arratisurve dhe sjelljen e tyre përpara drejtësisë. Ne kemi marrë hapa të rëndësishëm dhe të fort për të reformuar sistemin tonë të drejtësisë, për të forcuar institucionet tona të sundimit të ligjit, dhe sapo kemi filluar të mbledhim rezultatet kundër të gjitha llojeve të pandëshkueshmërisë. Shpreh falënderimet e mia për INTERPOL-in dhe shumë partnerë në këtë Konferencë për numrin rekord të personave që janë ekstraduar ose deportuar në Shqipëri vitet e fundit”, u shpreh Balla.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
