Konflikti nisi për motive të dobëta/ Çfarë ndodhi mes të miturve në Kamëz, policia jep detajet: Tre 16-vjeçarë të plagosur
2 Tetor 2025, 12:30 / AKTUALITET

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen që ndodhi ditën e sotme në ambientet e jashtme të një gjimnazi në Kamëz.
Rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza” në Kamëz, në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.
Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona dhe po marrin deklaratat e tyre.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

