"Kontratë vdekje me mafian greke!"/ Lala: Jani Aliajn e çuan te burgu i grave, por më pas u transferua dhe e vranë

22 Janar 2026, 22:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Kontratë vdekje me mafian greke!"/ Lala: Jani Aliajn e

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u dha detaje të reja të vrasjes së të dënuarit për vrasje, Jani Aliaj, pak ditë më parë në burgun grek Koridhalos. Ajo tha se autoritetet greke po hetojnë të dhëna për konfliktet që Aliaj kishte me gruper kriminale në Greqi, jo për ato në Shqipëri.

“Një nga gazetarët në Greqi kishte dhënë detaje për tentativat e mëparshme për të ekzekutuar Jani Aliajn. Sipas mediave greke ai ishte dërguar në sektorin ku mbaheshin të paraburgosura gra, për t’ju shmangur rrezikut për jetën. Në mënyrë të paqartë është transferuar në sektorin e meshkujve, ku dy muaj më parë ka patur tentativë për ta vrarë. Mediat greke e kanë konsideruar vrasjen e Jani Aliajt, si një kontratë vdekje me mafien greke.

Me sa duket, autoritetet po hetojnë kryesisht në konflikte që Jani Aliaj kishte me grupe kriminale në Greqi. Duket se është më e largët një hakmarrje më grupet shqiptare.  Autoritetet greke, kanë kërkuar të dhëna dhe informacion, me aq sa mund të ketë brenda vendit.

Burgu Koridhalos është lënë nën kontrollin e grupimeve dhe ka patur në raport me shqiptarët, vrasje dhe ekzekutime të rënda, keqtrajtim të të dënuarve shqiptarë.

Jani Aliaj, hetimi atje që lidhet me funksionim e burgut, lidhet me një moment, a janë marrë masat për të parandaluar këtë ngjarje? Mediat greke ngrenë pikëpyetje, thonë nuk kanë marrë masa mjaftueshme për t’i mbrojtur jetën. I njëjti person që vrau Jani Aliajn, ka vrarë një tjetër shqiptar, Artur Bashimi.

Pra diskutimi në Greqi, nuk ka të bëjë me viktimën Jani Aliaj, pasi ishte arrestuar për llogari të Shqipërisë, por ka të bëjë me mënyrën se si administrohet ky burg i sigurisë së lartë që është ndër më problematikët atje.

Pala shqiptare po sheh a ka të dhëna që mund të jetë ekzekutimi i grupeve shqiptare"- tha Lala.

Po ndodh...