KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Ardiana Bera

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 26 prill vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Ardiana Bera. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar Alma Faskaj, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Pamela Qirkon.
Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën u relatua se KPK i kishte kaluar Berës barrë prove për një bilanc negativ në disa vite, si dhe ju kërkuan shpjegime për vendimin në të cilin ka qenë anëtare e trupës që shpalli të pafajshëm gardistët e akuzuar për vrasjet e protestuesve më 21 janar të vitit 2011. Bera këmbënguli se kishte pasur të ardhura të ligjshme, ndërsa tha se vendimarrja e gjykatës mund të kontrollohej vetëm nga një gjykatë më e lartë.
Bera e ka filluar karrierën në vitin 1997 dhe deri në vitin 2010 ka ushtruar funksionin si gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Në vitin 2010 ajo është transferuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Bera njihet nga opinioni publik për gjykimin e çështjes kundër oficerëve të gardës, Ndrea Prendi dhe Agim Llupi, të akuzuar për vrasjen e protestuesve gjatë tubimit të 21 Janarit, 2011./ BIRN
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



