Kreu marrëdhënie s*ksuale me të miturën në Vlorë, zbardhet dëshmia e autorit: Erdhi në hotel me dëshirë...

25 Mars 2025, 14:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kreu marrëdhënie s*ksuale me të miturën në Vlorë,

Zbardhen detaje të reja në lidhje me rastin e rëndë që ka tronditur qytetin e Vlorës, ku disa adoleshente janë nxitur për të konsumuar lëndë narkotike, ndërsa njëra prej tyre ka rënë viktimë e abuzimit seksual.

Ngjarja është denoncuar nga nëna e vajzës së abuzuar, e cila ka marrë vesh të vërtetën pasi e bija i ka treguar vetë për atë që kishte ndodhur. Pas kësaj, e ëma së bashku me vajzën janë drejtuar në polici për të bërë denoncimin.

Sipas informacioneve, adoleshentet kishin shkuar me dëshirën e tyre në një hotel në qytetin e Vlorës, pasi njëra prej tyre kishte pasur komunikim të mëparshëm me 33-vjeçarin Rinald Rakipaj, i cili rezulton të jetë autori kryesor i ngjarjes. Ai e kishte bindur vajzën e mitur që të shkonte në hotel me të dhe të merrte me vete edhe dy shoqet e saj.

Në ambientet e hotelit, vajzat janë nxitur nga Rakipaj dhe një shok i tij që të konsumonin lëndë narkotike të llojit kokainë. Më pas, autori kryesor është ndarë nga grupi dhe ka abuzuar seksualisht me njërën prej vajzave, ndërsa shoku i tij ka vijuar të konsumojë drogë me dy të miturat e tjera, të cilat nuk rezulton të jenë abuzuar seksualisht.

Pas denoncimit në polici, 33-vjeçari u arrestua dhe fillimisht mohoi akuzat. Megjithatë, përballë provave të mbledhura nga policia, ai pranoi autorësinë e ngjarjes dhe rrëfeu dinamikën e saj. Rakipaj është shprehur se kishte pasur komunikim prej kohësh me vajzën e mitur dhe se ajo kishte shkuar në hotel me dëshirë, duke pretenduar gjithashtu se edhe marrëdhënia seksuale ishte kryer me pëlqimin e saj.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të vënë para drejtësisë përgjegjësit. Ndërkohë, rasti ka ngjallur shqetësim të madh në opinionin publik, duke ngritur edhe një herë alarmin për mbrojtjen e të miturve nga abuzimi dhe ndikimi i substancave të rrezikshme.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128