Kultivonte bimë narkotike kanabis, arrestohet 60 vjeçari në Krujë

Një 60-vjeçar në Fushë-Krujë është arrestuar, pasi iu zbulua një parcelë me kanabis.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet R. Xh., banues në Halil të Krujës
NJOFTIMI I POLICISE:
Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Plant 4”.
Si rezultat i tij u arrestua shtetasi R. Xh., 60 vjeç, banues në Halil, Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Gjatë kontrolleve në vendin e quajtur “Fusha e Mejdanit”, është konstatuar një parcelë me 4 ambiente të përshtatura për kultivim, ku u gjetën 80 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të dyshuara të kultivuara nga shtetasi R. Xh. Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

