Kush e vrau Arben Mërkurin? Vëllezërve i dhanë vetëm 3.500 euro për kokën e 'manecit'

4 Tetor 2022, 16:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kush e vrau Arben Mërkurin? Vëllezërve i dhanë vetëm

Vrasja tjetër, për të cilën kishin marrë porosi vëllezërit Beqiraj kishte të bënte me ekzekutimin e Arben Mërkurit në Sukth.

Në njoftimin zyrtar të bërë nga Policia e Shtetit raportohet se ende nuk ka asnjë të dhënë që implikon vëllezërit Beqiraj për vrasjen e Mërkurit, sërish janë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në maj të këtij viti.

Deri më tani, ajo që dihet është se vëllezërit kishin marrë 3.500 euro paradhënie dhe kishin marrë një shtëpi me qira pranë vendit ku jetonte Mërkuri. Policia thekson se porosinë për vrasjen e Mërkurit e kishte thënë Kevin Zeneli, ky i njohur me nofkën "Suçi".

NJOFTIMI I POLICISË:

"Në lidhje me planifikimin dhe marrjen e porosisë për vrasjen e shtetasit A. M., nga hetimet e thelluara rezultoi se 2 vëllezërit kishin siguruar kushtet për kryerjen e vrasjes së tij. Dy vëllezërit ishin porositur nga shtetasi K. Z. dhe kjo vrasje ka ndodhur pak kohë më vonë, por ende nuk është zbardhur plotësisht se nga kush është kryer kjo vrasje. Nga hetimet e thelluara rezulton se prosositësi i dy vrasjeve të mësipërme është shtetasi K. N., i cili aktualisht është i arrestuar në Belgjikë. Ky shtetas ka porositur shtetasin K. Z., i cili ka paguar dy vëllezërit, për krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve.

Gjithashtu, dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi F. B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H. Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022".

 

Po ndodh...