Foto/ Ky është Klevis Ruçaj, viktima e tretë e aksidentit tragjik në TEG
10 Mars 2023, 08:19 / AKTUALITET

Personi në foton e mësipërme është, Klevis Ruçaj, viktima e tretë e aksidentit tragjik në nënkalimin në hyrje të Tiranës, i cili drejtonte “Audin” me shpejtësi të madhe.
I riu nuk i mbijetoi plagëve të rënda nga përplasja fatale, e cila mori 3 jetë njerëzish.
20-vjeçari ishte apasionuar pas shpejtësisë, të cilën e kishte reklamuar edhe përmes rrjeteve sociale. Në një prej videove të tij në rrjetet sociale ai lëvizte me shpejtësi deri në 271 km/h.
Ruçaj mburrej në rrjet se ishte e aftë të drejtonte makinën e tij dhe vetëm me një dorë.


-
Zjarr në ish-godinën e tatimeve në Librazhd
10 Mars, 08:16 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



