Laç/ 48-vjeçari i pret rrugën ish-bashkëshortes dhe i thyen xhamin e makinës

Policia ka arrestuar një 48-vjeçar, banues në Laç, pasi se ka penguar lëvizjen e automjetit të ish-bashkëshortes së tij dhe më pas i ka dëmtuar mjetin.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Laç–Patok, ku 48-vjeçari i ka bllokuar rrugën makinës së ish-bashkëshortes, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, më pas i ka thyer thamat.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, vunë në pranga, në Tiranë, shtetasin I. Ll., 48 vjeç, banues në Laç.
Kjo pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte, i ka bllokuar lëvizjen, në aksin rrugor “Laç-Patok”, automjetit që drejtonte ish-bashkëshortja e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Nga kjo, automjetet janë përplasur dhe si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Më pas, 48-vjeçari, dyshohet se ka thyer me mjet të fortë, xhamin e automjetit që drejtonte shtetasja.”, njofton policia.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128