Princesha e kurorës e përfshirë në dosje, çështja ‘Epstein’ thellon krizën për Familjen Mbretërore të Norvegjisë

Publikimi i fundit i dosjeve që lidhen me Jeffrey Epstein po shkakton pasoja edhe në Norvegji, duke përfshirë disa figura të njohura publike.
Mes tyre është edhe princesha e kurorës, Mette-Marit, emri i së cilës përmendet qindra herë në dokumentet e bëra publike.
Zhvillimi vjen në një moment delikat për monarkinë norvegjeze, e cila po përballet paralelisht me një krizë të rëndë, pasi këtë javë ka nisur gjyqi për përdhunim ndaj djalit të princeshës së kurorës.
Sipas dosjeve, Mette-Marit kishte qëndruar për disa ditë në vitin 2013 në një pronë të Jeffrey Epstein në Palm Beach, Florida. Familja mbretërore ka konfirmuar më pas se qëndrimi ishte organizuar përmes një miku të përbashkët.
Në një deklaratë publike, princesha e kurorës ka pranuar përgjegjësinë për mungesën e verifikimit të figurës së Epstein. “Duhet të kisha hetuar më thellë dhe të kisha kuptuar më herët se çfarë lloj personi ishte ai,” tha Mette-Marit, duke shtuar se kishte treguar “gjykim/ vlerësim të dobët” dhe se ndihej e penduar për çdo kontakt me të.
Ajo e cilësoi situatën si të turpshme, duke theksuar se sot do të vepronte ndryshe.
Megjithatë, autoritetet dhe mediat theksojnë se përmendja e emrit në dosjet Epstein nuk përbën në vetvete provë për ndonjë shkelje ligjore, por ka rritur ndjeshëm presionin publik mbi Familjen Mbretërore Norvegjeze, e cila tashmë ndodhet në një nga momentet më të vështira të viteve të fundit.
Po ndodh...
ide
Ata nuk penguan Bashën, por rotacionin politik
Për palo-reformat, pushteti dhe opozita
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128