I doli emri në dosjen “Epstein”, Bill Gates: U tregova budalla

4 Shkurt 2026, 16:17 / BOTA ALFA PRESS

I doli emri në dosjen “Epstein”, Bill Gates: U tregova budalla

Bill Gates ka reaguar pas publikimit të dokumenteve të reja që lidhen me Jeffrey Epstein, duke deklaruar se është penduar që ka pasur kontakte me të dhe se ka qenë “budalla” që ka kaluar kohë në shoqërinë e tij.

Miliarderi amerikan ka sqaruar se emaili i përfshirë në dosjet e publikuara së fundmi nuk i është dërguar kurrë atij. Sipas Gates, mesazhi i vitit 2013 ishte shkruar nga Epstein për veten e tij, edhe pse ishte formuluar sikur t’i drejtohej Gates me përshëndetjen “I dashur Bill”.

Në këtë email, Epstein pretendonte se Gates kishte injoruar miqësinë e tyre dhe përmendte një sëmundje seksualisht të transmetueshme, duke sugjeruar se i ishte kërkuar të siguronte antibiotikë që do t’i jepeshin fshehurazi bashkëshortes së atëhershme të Gates, Melinda French Gates.

Në një intervistë të dhënë në Australi, Bill Gates u shpreh: “Me sa duket, Jeffrey i shkroi një email vetes. Nuk u dërgua kurrë dhe nuk e di çfarë po mendonte. Isha një nga shumë njerëz që pendohen që e kanë njohur.”

Ai theksoi se kontaktet e tij me Epstein ishin të kufizuara vetëm në disa darka dhe mohoi çdo përfshirje tjetër:

“Nuk kam vizituar kurrë ishullin e tij privat dhe nuk kam pasur kontakt me gra. Sa më shumë prova që dalin, aq më e qartë bëhet se, edhe pse ai kontakt ishte i gabuar, nuk kishte lidhje me këtë lloj sjelljeje.”

Po ndodh...

ide