Lirohet nga burgu Xhelal Rraja, vëllai i ish deputetit të PS! Akuzohet si pjesë e grupit që do vriste Arben Ndokën

Gjykata e Posaçme liron nga qelia Xhelal Rrajën. Trupa gjykuese e përbërë nga Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca pranuan kërkesën e Rrajës për zëvëndësim të masës së sigurisë nga “arrest në burg” ne “arrest në shtëpi”.
GJKKO ka urdhër që Xhelal Rraja do të qëndrojë i izoluar në banesë me mbikqyrje policore si dhe i ka ndaluar këtij të fundit komunikimin me perdona të tjerë, përvecc atyre me të cilën ndan banesën.
Rraja akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, sipas SPAK, ishte pjesë e grupit të Durim Bamit e Endrit Dokles, që tentuan vrasjen e ish ligjvënësit tjetër socialist Arben Ndoka.
Prokuroria thotë se Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.
Ai përmendet në përgjimet e dosjes Metamorfoza si përdorues i një telefoni SKY me pseudonimin H2.
Xhelal Rraja u përfshi dhe në rrahjen masive që ndodhi në Thumanë ndaj dy kushërinjve, Jashar dhe Bilbil Maja, ngjarje pas së cilës vëllai i tij deputet dha dorëheqjen.
Në atë kohë, Xhelal Rraja u shpall në kërkim nga policia.
Po ndodh...
ide
Ata nuk penguan Bashën, por rotacionin politik
Për palo-reformat, pushteti dhe opozita
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128