Iu përmend emri në dosjen famëkeqe të Epstein/ Jay Z mendohet të ketë lënë Amerikën pas akuzave

4 Shkurt 2026, 17:14 / BOTA ALFA PRESS

Iu përmend emri në dosjen famëkeqe të Epstein/ Jay Z

Dokumentet e publikuara nga dosjet Epstein kanë vënë në qendër të vëmendjes dy nga figurat më të njohura  dhe të pushtetshme të muzikës globale: Jay Z dhe Beyonce.

Arsyeja ka të bëjë me një raport të pakonfirmuar të FBI-së, pjesë e vetë dosjes, ku del emri i reperit Jay Z.

Dokumenti në fjalë është zbardhje e një telefonate i regjistruar në korrik të vitit 2019, ku një person anonim pretendon se është droguar dhe dërguar në rezidencën e Jeffrey Epstein në Florida.

Në këtë thuhet se ajo është zgjuar më pas në praninë e producentit Harvey Weinstein dhe Shawn Carter, emri i vërtetë i Jay-Z.

Vetë raporti e sqaron se bëhet fjalë për një shënim hyrës dhe jo për deklaratë të pakonfirmuar prova apo gjetje hetimore.

Brenda pak orësh nga zbulimi i përmendjeve, rrjetet sociale shpërthyen.

Në Instagram dhe X u përhapën me shpejtësi pretendimet se Beyoncé kishte humbur rreth 10 milionë ndjekës, si reagim ndaj përmendjes së emrit të bashkëshortit të saj në dosje.

Edhe llogaria personale e Jay-Z raportohet se ka pësuar rënie të ndjekësve, sipas të dhënave që qarkullojnë nga platforma analitike online.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në rrjet shpërthyen edhe teori konspirative, sipas të cilave Jay Z ka lënë Amerikën, por që sipas mediave amerikane nuk janë të vërteta.

Autoritetet amerikane kanë sqaruar se ndaj Jay-Z nuk ka asnjë akuzë penale dhe nuk ka asnjë hetimi zyrtar.

Juristë dhe ekspertë ligjorë theksojnë se raportet hyrëse të FBI-së nuk përbëjnë prova dhe mund të përmbajnë pretendime të paverifikuara, pa dëshmitarë apo hetim të mëtejshëm.

Po ndodh...

ide