Byrek tradicional me patëllxhanë

Përbërësit:
Për petët e byrekut:
750 gr miell
2 lugë gjelle uthull
5 lugë gjelle vaj
1 lugë çaji kripë
1 gotë ujë (afërsisht)
Miell për hapjen e petëve
Për mbushjen:
1 kg patëllxhanë
2 qepë të grira
1 filxhan vaj
1 domate e grirë
2 lgj majdanoz i grirë imët
1/2 filxhan trahana e ëmbël
2 kokrra vezë
300 gr djathë i bardhë
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Përziejmë të gjithë përbërësit për brumin dhe shtojmë ujin pak nga pak derisa të formohet një brumë i fortë. E punojmë në formë cilindri dhe e ndajmë në 8 pjesë. I vendosim në një tas të spërkatur me miell dhe i lëmë të pushojnë. Ndërkohë përgatisim mbushjen. Qërojmë patëllxhanët, i presim në kubikë dhe i vendosim në ujë për pak kohë. Grijmë qepën dhe e skuqim me vaj për 2–3 minuta. Shtojmë patëllxhanët e shtrydhur shumë mirë nga uji, i përziejmë derisa të lyhen me vaj, pastaj shtojmë domaten, majdanozin dhe trahananë.
E lëmë të ziejë në zjarr të ulët derisa të avullojnë lëngjet. Shtojmë piper dhe pak kripë. Kur masa të ftohet, shtojmë djathin e bardhë dhe vezët e rrahura. Hapim petët me shumë miell dhe okllai të hollë. Lyejmë tavën me vaj dhe vendosim 4 petë poshtë. Shtojmë mbushjen dhe sipër vendosim 4 petët e tjera duke i lyer me vaj ndërmjet shtresave. E vendosim byrekun të piqet në furrë në 180°C për 40–50 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.
Receta nga Zonja Albana/Report Tv
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
Rama, Haveli dhe shqiptarët
Protesta, AntiProtesta dhe Shqipëria Mendonjëse!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
