Hetime ndaj subjekteve postare, procedim penal për evazion fiskal, sekuestrohen 13 milionë lekë

4 Shkurt 2026, 13:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

Hetime ndaj subjekteve postare, procedim penal për evazion fiskal,

Prokuroria Tiranë ka regjistruar një procedim penal për veprën penale të evazionit fiskal ndaj disa subjekteve që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet.

Sipas Prokurorisë, procedimi është regjistruar mbi dyshimet për tregtim mallrash pa fatura tatimore. Pas autorizimit nga gjykata, me kërkesë të organit procedues, janë ushtruar kontrolle në disa subjekte postare në Tiranë.

Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa dokumentacion tatimor, shuma parash në vlerën rreth 13 milionë lekë, si dhe dokumente shoqëruese.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë regjistron procedimin penal nr.156, viti 2026, për veprën penale të evazionit fiskal, të parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Pas lejimit nga gjykata, me kërkesë të organit procedues, si rrjedhojë u ushtruan kontrolle në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet.

Deri më tani, nga kontrollet janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa fatura tatimore, 13 milionë lekë, si dhe dokumentacion shoqërues, prova që sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, tregojnë paligjshmëri në drejtim të evazionit fiskal, si dhe shuma parash që dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet vijojnë për identifikimin e shitësve realë dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme.

 

Po ndodh...

ide