Tender me çunat e Hawardit/ Zbardhen mesazhet e Benet Becit dhe Evis Berberit: Çfarë mund të themi ne me dy klasë shkolle

Dy muaj më herët Benet Beci, asokohe ADM i KESH, dhe Ervis Berberi, me detyrë drejtori i Agjencisë dhe Eficencës së Energjisë, kishin filluar bisedimet për paracaktimin e tenderit me vlerë rreth 700 mijë euro.
Pjesë e grupit të bisedimeve për këtë procedurë prokurimi ishin Benet Beci, Ervis Berberi, Adela Ruko dhe Dritan Dakoli. Sipas dosjes hetimore të siguruar, biseda e parë bëhet me datën 29.10.2019, ora 18:47:59; shtetasi Evis Berberi i ka dërguar shtetasit Benet Beci, me detyrë Administrator i KESH, SMS me tekstin: "Përshëndetje Visi, jam nesër kur mund të takohemi". Ndërsa rezulton se shtetasi Benet Beci e ka telefonuar shtetasin Evis Berberi në aplikacionin "WhatsApp" ditën e nesërme.
Sipas gazetarit Edison Vatnikaj, pasi Beci ka komunikuar me Berberin, ky i fundit ka biseduar me Dritan Dakolin, e ndërsa me anë të një mesazhi Dakoli i thotë Benet Becit: "U nisa për 10 min besoj se kam aty".
Sipas burimeve, ka dyshime se mes Becit, Dakolit dhe Berberit të jetë zhvilluar një takim ku tema e diskutimit ka qenë pikërisht tenderi në fjalë. Kjo përforcohet edhe më shumë pasi më 31 tetor Dritan Dakoli i ka dërguar Evis Berberi materialin në formatin "Eord" me emërtimin "Kërkesat për kualifikim CMA - masterplan KESH".
Ky material është i njëjtë me materialin që një ditë më pas, në datën 01.11.2019, Evis Berberi ia ka përcjellë shtetasit Benet Beci.
Në këtë dokument gjendet drafti i kritereve të përgjithshme të kualifikimit dhe kritereve të veçanta të kualifikimit, kritere të cilat janë përdorur më pas në procedurën e prokurimit me nr. REF-46463-12-18-2019, me objekt: "Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik".
Menjëherë sapo i ka përcjellë shtetasit Benet Beci dy materialet e mësipërme, i ka dërguar mesazhet shtetasit Benet Beci me tekst: "Kërkesat janë paraprake. Se pret ca detaje nga Harvard". Benet Beci i është përgjigjur me dy SMS, ku njëri rezulton i fshirë dhe nuk evidentohet përmbajtja, ndërsa tjetri ka tekstin: "Ok flm Visi".
Në datën 07.11.2019, Dritan Dakoli i dërgon shtetasit Evis Berberi materialin me emërtimin "Electricity Workstream Deliverables 2019-2020" me tekstin: "Harvardi për KESH. Më thanë, hidhi një sy. I thashë, këtë e kanë bërë profesorët, çfarë mund të themi ne të shkretët me dy klas shkollë?". Evis Berberi i përgjigjet me SMS me tekstin: "Hahaha, kush ta çoi".
Sipas gazetarit Vatnikaj, Dritan Dakoli i shkruan shtetasit Evis Berberi tekstin: "Ai cuni Harvardit. Me atë që flasim". Ketij mesazhi, shtetasi Evis Berberi i përgjigjet me tekstin: "Ok super, po ja nis". Në datën 18.11.2019, Dritan Dakoli i dërgon Evis Berberi mesazhin me tekstin: "Sqiten gjo cunat e KESH", ndersa shtetasi Evis Berberi i kthen përgjigjen: "Të them unë, po e bëjnë gati".
Në datën 03.12.2019, Dritan Dakoli i shkruan Evis Berberi: "Vllai, si të kam? Ky tërmeti na shkundi nga të gjitha anët. Ato nuk çelen gjë? Mos presin të shkoj unë?", ndërsa Evis Berberi i përgjigjet: "Jooo, po e nxjerrin". Në datën 10.12.2019, Evis Berberi i dërgon SMS shtetasit Dritan Dakoli, me tekst: "Fol me Reiden se mos bën poça për kriteret". Dritan Dakoli i përgjigjet: "Po boni poça, ja gjej dikë besoj".
Në dosje del edhe Adela Ruko, gruaja e Evis Berberit, e cila i dërgon një foto bashkëshortit të saj në në kqyrje paraprake, që nuk fiksohet, por që pas SPAK ka arritur ta sigurojë si provë në kqyrjen e kompjuterave të sekuestruar.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
