Lëvizte me armën që do ta shiste, arrestohet i riu në Tiranë

Një i ri është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi është kapur në flagrancë duke lëvizur i armatosur. Në pranga është vënë shtetasi Rigels Mema, 22 vjeç, banues në Arbanë.
Autoritetet policore raportojnë se pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, ndodhej një shtetas të armatosur, kapën të riun, ku i gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe një sasi municioni luftarak si dhe fara të dyshuara kanabisi.
Sipas autoriteteve, nga informacionet e marra dyshohet se Rigels Mema armën e zjarrit e kishte për ta shitur.
Policia njofton se po punohet për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme
-
-
-
-
Spanja rrit pagën minimale në 1 134 euro në muaj
4 Shkurt, 10:00
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




