Lirohet nga burgu “i forti” i Shkodrës/ Safet Bajri, në liri

Është liruar nga burgu i Fierit, Safet Bajri alias Rustemi, i cili vuante një dënim prej 9 vite burgim të dhënë nga drejtësia Belge.
Vendimi për lirimin e Bajrit nga qelia është marë para 1 muaji nga gjykata e Fierit, e cila ka pranuar kërkesën e Bajrit për lirimin e tij me kusht. Sipas vendimit të gjykatës Bajri, ka vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit në burg dhe gjatë kohës së izolimit nuk ka pasur masa disiplinore nga drejtoria e burgjeve.Prezencën e Safet Bajrit, jashtë ambjenteve të burgut, e ka ekspozuar dhe Atdhe Xheravina në profilin e tij në “Instagram” duke shkruar: “…Mirëseerdhe në mesin tonë vlla Safet Bajri 123…”
Bajri u dënua me 9 vite burgim nga Drejtësia Belge, për akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Organizatës kriminale”, “Vjedhje në rrethana rënduese”.
Por kjo masë dënimi u vuajt nga Ilir alias Safet Bajri në burgjet Shqiptare, pasi gjykata e Shkodrës vendosi të njohë dënimin e drejtësisë Belge dhe më pas ta lerë në fuqi atë. I konsideruari si i forti i Shkodrës, ai u ndalua nga RENEA në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Oaz”, të zhvilluar nga prokuroria e Shkodrës.
Bajri konsiderohet si person me precedentë penal dhe pjesë e grupit “Bajri” në Dobraç të Shkodrës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


