Mafia shqiptare mes grupeve që pastrojnë para përmes lojërave të fatit në Itali

9 Nëntor 2025, 00:11 / AKTUALITET ALFA PRESS
Mafia shqiptare mes grupeve që pastrojnë para përmes

Të paktën 18 milionë italianë kanë provuar fatin me lojërat e fatit gjatë vitit të fundit, me shpresën për të ndryshuar jetën përmes videopokerëve, makinave “slot”, biletave “gërvisht e fito” apo sallave të bingos.

Në Itali, numri i lojtarëve patologjikë arrin në 1.5 milionë vetë – pra 3% e popullsisë madhore – ndërsa 1.4 milionë të tjerë janë në rrezik të moderuar (2.8%). Në total, 2.9 milionë persona janë të përfshirë drejtpërdrejt në varësinë nga lojërat e fatit.

Por për çdo lojtar, shtatë persona të tjerë preken — kryesisht anëtarë të familjes së tij. Në total, rreth 20.4 milionë njerëz, ose 40% e popullsisë italiane, janë të prekur indirekt. 

Në një krahasim me “pirjen pasive të duhanit”, Italia ka sot katër qytetarë në dhjetë që mund të quhen “viktima të lojërave të fatit”. Humbja e cilësisë së jetës për këto familje vlerësohet në 7.6 pikë përqindje.

Dhe kur flitet për para”, mafiet hyjnë në lojë — dhe fitojnë. Nga analizat e Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Drejtorisë Hetimore Antimafia, të publikuara midis viteve 2010 dhe 2024, rezulton se 147 klane mafioze kanë vepruar në sektorin e lojërave të fatit, ligjërisht apo në mënyrë të paligjshme, me hetime të hapura nga 25 prokurori antimafia.

Raporti i organizatës Libera sjell një panoramë të plotë të fenomenit. Vetëm në vitin 2024, të ardhurat nga lojërat e fatit ligjore arritën në 157 miliardë e 453 milionë euro, me një rritje prej 6.59% krahasuar me vitin 2023.

Studimi tregon gjithashtu një shpërthim të lojërave online. Në vitin 2024 ishin aktive gati 16 milionë llogari, nga vetëm 11 milionë në vitin 2020.

Në hetimet mbi lojërat e fatit janë përfshirë 16 rajone italiane, ku janë evidentuar klane mafioze që përfitojnë nga ky biznes. Në “tryezën e gjelbër” vazhdojnë të luajnë dhe fitojnë familjet e njohura mafioze: Casalesi të Bidognetti-t, Mallardo, Santapaola, Condello, Mancuso, Labate, Lo Piccolo, Capriati.

Në nivel rajonal, Kampania kryeson me 40 klane, e ndjekur nga Kalabria me 39 dhe Sicilia me 38. Më pas vjen Lacio me 24 grupe kriminale dhe Pulja me 22. Në Italinë e Veriut, spikasin Liguaria dhe Piemonte me nga 9 klane secila. Libera thekson se ky aktivitet kriminal nuk është vetëm fenomen italian, por përfshin edhe mafinë kineze, shqiptare dhe turke.

“Ky raport – komenton Luigi Ciotti, president kombëtar i Libera-s – na jep imazhin e një vendi në ekuilibër të brishtë: nga njëra anë dëshira për përmirësim dhe mirëqenie, nga ana tjetër një mekanizëm që, ligjor apo i paligjshëm, vazhdon të përfitojë nga jeta e njerëzve. Harrohet se pas çdo makine slot, çdo bilete ‘gërvisht e fito’ apo platforme online, fshihen njerëz në vështirësi: adoleshentë që luajnë fshehurazi, të moshuar që humbasin pensionin, familje që shkatërrohen në heshtje. Duhet të çmaskojmë këtë mashtrim.”

Në rajonin Marke, nga analiza e raporteve të Drejtorisë Kombëtare Antimafia (DNA) dhe Drejtorisë Hetimore Antimafia (DIA), të publikuara midis viteve 2010 dhe 2024, rezulton se mafia shqiptare ka qenë e përfshirë në këtë lojë, raportom Ansa, përcjell Syri.net. Një operacion i tillë është zhvilluar në vitin 2022 edhe në Ankona.

Megjithatë, vëmendja ndaj rajonit mbetet e lartë, pasi raporti më i fundit i DIA-s për vitin 2024 thekson praninë e degëve të lidhura me organizata të tipit ’ndrangheta, të cilat kanë interesa në pastrimin e parave.

Në rajonin Marche, gjatë vitit 2024 janë shpenzuar më shumë se 3.8 miliardë euro në lojëra fati — që do të thotë rreth 2,574 euro për çdo banor në vit.

Në veçanti, rreth 1.6 miliardë euro janë humbur në lojëra fizike (si slot-machine dhe bingo), ndërsa mbi 2.2 miliardë euro janë shpenzuar në lojëra online.

Po ndodh...

ide