Marrin peng 22-vjeçarin dhe e dhunojnë, arrestohen 3 persona në Tiranë

2 Gusht 2024, 09:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Marrin peng 22-vjeçarin dhe e dhunojnë, arrestohen 3 persona në
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. Ç., 41 vjeç, A. Ç., 38 vjeç, dhe E. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/25, i Kodit Penal.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet, një 22-vjeçar, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për motive të dobëta.

Po ndodh...