“Martinaj bleu dy vila pranë Ramës në Surrel”, Artan Hoxha zbulon detajet

Ervis Martinaj shkoi pranë kryeministrit Edi Rama në Surrel, duke blerë dy vila pranë banesës së tij dhe ishte bërë gati të blinte vilën e tretë në zonë. Këto detaje ka treguar gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Martinaj ishte kthyer në shqetësim për Ramën, ndërsa shtoi se aq shumë e kishte kapur euforia “kumbarin e basteve” sa kishte harruar se kryeministri është “balena në oqean”, siç e cilësoi Hoxha.
“Kur Martinaj doli nga qarkullimi, ai ishte bërë një armik publik sepse kishte prishur rregullat. Kishte bërë shumë kundërshtarë, që ishin dhe armiq ndër vete, të bënin aleancë. Ishte bërë problematik për pushtetin. Qeveria nuk kishte çfarë i bënte më Ervis Martinajt.
Martinaj mori guximin dhe i vajti kryeministri mu të shtëpia. Dhe ne e dimë sa trim është kryeministri jonë. E bleu shtëpinë ne Surrel, bleu dy vila dhe ishte gati të merrte të tretën… Ai vendosi familjen aty.
Ai që ka betonuar atë shtëpinë e Edi Ramës, e kam pyetur çfarë betoni është. E pyes, ore ti e ke bërë? Se dëgjonte Berishën që thoshte sarajet e sulltanit që i ka bërë Carapuli. Çfarë Carapuli tha ai, atë e kam bërë unë, lekët mi ka dhënë filani, kishte edhe biznesmenë të tjerë. I thashë, ore çfarë strukture është ajo? Më tha, është si depo uji, pa dritare, ka vetëm pjesën sipër, me xham dhe derën poshtë. Është beton special. Të njëjtën cilësi betoni e ka vetëm Kisha Ortodokse në qendër të Tiranës.
Boja që ajo ka, i është hedhur që në beton. E përmenda si detaj për të thënë që Vis Martinaj, edhe pse duket si bunker i paprekshëm, sarajet e kryeministrit, Vis Martinaj i vajti mu atje. Garda e Republikës, bënte shumë kujdes, sepse lëvizte kryeministri me tre makinat e eskortës, lëvizte edhe Visi me tre makina të blinduara që shkonte në shtëpi”, tha Hoxha.
-
Horoskopi ditor 27 dhjetor 2022
27 Dhjetor, 07:46
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

