
Masakra para gjykatës në Gjermani/ Berat Nimani dorëzohet në polici

Pas masakrës para gjykatës së qarkut Bielefeld në Gjermani, i dyshuari Berat Nimani është dorëzuar të enjten mbrëma, njoftoi policia.
Ai është vëllai i boksierit Besar Nimani, i cili u qëllua për vdekje në vitin 2024.
Avokati i tij kishte njoftuar se Nimani pritet të dorëzohet në polici.
Sipas raportimeve, ai u shfaq në polici të enjten vonë në mbrëmje, i shoqëruar nga avokati i tij. Ai do të dalë para gjykatësit të premten.
Akuzat ndaj Berat Nimanit janë të rënda: Ai po hetohet për katër akuza të vrasjes së mbetur në tentativë.
Pas të shtënave para gjykatës së qarkut Bielefeld të mërkurën, policia e shpalli në kërkim.
Rreth orës 13:40 të së mërkurës, katër persona u qëlluan pranë Gjykatës Rajonale të Bielefeldit: dy 25-vjeçarë, një 23-vjeçar dhe një 63-vjeçar. Policia konfirmoi të enjten në mbrëmje se gjendja e të gjithë të lënduarve është e qëndrueshme.
Autoritetet gjermane dyshojnë se sulmi është një hakmarrje nga ana e Berat Nimanit për vrasjen e vëllait të tij. Kjo, pasi në sulm u plagosën babai dhe vëllai i vrasësit të Besar Nimanit, të cilët ndodheshin pranë gjykatës në momentin e ngjarjes.

ide


Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128