Mbajtja “peng” e gazetarëve në Kapshticë, "Safe Journalists Albania" kritikon veprimet e Greqisë
Rrjeti “Safe Journalists” Albania përmes një postimi në platformën ‘X’ ka shprehur kritiika për mënyrën sesi u trajtuan këtë të shtunë gazetarët e televizionit A2 CNN dhe TV Klan në kufirin me Greqinë, ku për tre orë u mbajtën “peng” nga pala greke.
Të nisur drejt Selanikut me qëllimin për të ndjekur aktivitetin që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë me emigrantët shqiptarë atje, grupet e xhirimit u penguan të kalonin kufirin dhe ju mbajtën pasaportat, duke iu komunikuar se për të bërë të mundur vijmin e rrugëtimit duhej një autorizim nga Ministria e Jashtme greke.
“Autoritetet greke u kanë ndaluar sot hyrjen gazetarëve dhe ekipeve televizive shqiptare në pikën kufitare të Kapshticës. #SJN po monitoron nga afër këtë situatë dhe u kërkon zyrtarëve që të lejojnë gazetarët të kryejnë punën e tyre”, thuhet në reagimin e “Safe Journalists Albania”.
Edhe ekspertja e shoqërisë civile, Blerjana Bino reagoi me shqetësim për situatën ku u përfshin gazetarët dhe grupet e xhirimit të televizionit A2 CNN dhe Tv Klan në doganën e Kapshticës.
Në një postim në platformën ‘X’, teksa ngjarja ishte në zhvillim e sipër dhe pala greke mbante të bllokuara pasaportat, ajo shkroi: “Jam në kontakt me gazetaren e A2 CNN dhe kolegët e tyre nga KlanTV , ende të bllokuar për orë të tëra në kufi nga autoritetet greke pa arsye”.
Më vonë pas orës 15:10, kur pala greke u dorëzoi grupeve të xhirimit pasaportat dhe i lejoi të udhëtonin të qetë drejt Selanikut, Bino postoi sërish në platformën ‘X’, duke kritikuar sjellën e policëve kufitare helenë.
“Vetëm pak minuta më parë gazetarët dhe ekipi i tyre u lejuan të kalonin kufirin pas ndërhyrjes së Ministrisë së Jashtme. Bllokimi i gazetarëve me orë të tëra nuk është i pranueshëm, ata duhet të lejohen të raportojnë lirshëm”, shprehet ajo.
Paparashikueshmëria, prova e pavarësisë së drejtësisë
ide
Nëna ime Militante
Saliu godet kundërshtarët për ato që ai ka bërë vetë
Opozita heshti përsëri me turp për Buxhetin e 2025.
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128