Skandali me “terrorin” grek ndaj gazetarëve, Euractiv i bën jehonë incidentit në Kapshticë
“Euractiv”, platforma mediatike e specializuar në publikimin “online” të artikujve të fokusuar te politikbërja në Evropë, i ka dedikuar një artikull shterues skandalit që u regjistrua sot në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ku për tre orë pala greke pengoi rrugëtimin e ekipeve të A2 CNN dhe TV Klan në drejtim të Selanikut, ku do të ndjekin takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë.
Media e njohur i bën jehonë raportimeve të drejtpërdrejta nga kufiri të gazetares së A2 CNN, Fjorela Beleshi, e cila ngriti zërin duke kërkuar zgjidhjen e situatës përmes ndërhyrjes së autoriteteve shqiptare, e madje ia kërkoi diçka të tillë edhe eurodeputetit grek Fredi Beleri dhe Ministrisë së Jashtme në Athinë në komunikime përmes telefonit.
ARTIKULLI I “Euractiv”:
Tensionet mes Tiranës dhe Athinës po ziejnë prej muajsh. Autoritetet greke kanë penguar gazetarët dhe ekipet televizive shqiptare të kalojnë nga Shqipëria në Greqi për të udhëtuar në Selanik, ku kryeministri Edi Rama do të mbajë një tubim të madh me diasporën shqiptare.
Ekipet e lajmeve nga TV Klan dhe dega e CNN në Tiranë, A2, raportuan se u mbajtën për tre orë në pikën kufitare të Kapshticës. Gazetarët e Klan i thanë Euractiv se policia greke u tha atyre se kishin nevojë për një leje të posaçme sepse synonin të përdornin një furgon të pajisur me pajisje transmetimi të drejtpërdrejtë.
"Kemi tre orë që jemi këtu. Ata thanë se na duhet leje", tha një gazetar në terren për Euractiv.
Autoritetet lokale thanë se kjo leje duhet të merret nga Ministria e Jashtme greke. Ata shtuan se, si alternativë, ata mund të vazhdojnë në Greqi, por duhet të lënë pas kamerat dhe pajisjet.
Gazetarët në vendngjarje i thanë Euractiv se gjatë udhëtimeve të mëparshme në Greqi në muajt e fundit, të njëjtëve gazetarë me të njëjtat pajisje nuk u është kërkuar leje shtesë.
Gazetarët raportuan se gjatë përplasjes tre orëshe, autoritetet greke morën pasaportat e tyre, por ato ja u kthyen përfundimisht rreth orës 17:05. Gazetarët më pas i thanë Euractiv se u lejuan të hynin në Greqi menjëherë pas kësaj.
“Kur ishim në Greqi në maj me operatorë dhe kamera, nuk na ndaluan dhe nuk na kërkuan autorizim, sepse një media private nuk ka nevojë për autorizim nga Ministria e Greqisë nëse ka të gjitha dokumentet përkatëse”, tha gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi përmes transmetimit të drejtpërdrejtë nga kufiri.
Rama do t'i drejtohet diasporës shqiptare në Greqi të dielën në qytetin e Selanikut. Qyteti është shtëpia e rreth 500,000 shqiptarëve, shumë prej të cilëve janë punëtorë sezonalë. Vizita vjen pas një mitingu të ngjashëm në Athinë në maj dhe pas një udhëtimi në SHBA, ku ai takoi bashkatdhetarët e tij në Nju Jork.
Por vizita e tij në Selanik është shoqëruar nga kërcënimet për protesta nga disa grupe politike, duke përfshirë Frontin Kombëtar të ekstremit të djathtë. Ata deklaruan se Rama nuk është i mirëpritur në Greqi, duke renditur arrestimin dhe burgosjen e fundit të Fredi Belerit si një nga arsyet për të protestuar.
“Duke deklaruar krenari për Shqipërinë dhe për shqiptarët që jetojnë në Greqi, Edi Rama vjen sërish me lejen e qeverisë për të organizuar një miting në Selanik. Politika e tij dhe ata që e mbështesin janë absolutisht të padëshirueshëm”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ballit Kombëtar.
Beleri, një grek etnik shqiptar u arrestua në vitin 2023 për blerje votash në bashkinë e Himarës. Ai u dënua me një vit burg dhe u pengua të bëhej kryetar bashkie. Më vonë ai u zgjodh në Parlamentin Evropian si eurodeputet grek.
Gjatë një vizite në Tiranë javën e kaluar me eurodeputetë të tjerë, ai u qëllua me vezë pas një takimi me eksponentë të qeverisë.
Sa i përket tubimit të mëparshëm në maj, kryeministri grek Mitsotakis e kishte cilësuar atë si "të tepërt".
Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të ftohta prej disa kohësh, jo vetëm për shkak të Belerit. Në një intervistë të vitit 2022 me Euractiv, Rama tha se Greqia pengoi procesin e anëtarësimitnë BE, duke rezultuar në një grindje diplomatike përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor dhe një kërkesë për falje nga Rama drejtuar Mitsotakis.
Qeveria greke dhe ajo shqiptare nuk kanë reaguar publikisht për lajmin e mbajtjes së gazetarëve në kufi deri në momentin e publikimit.(A2 Televizion)
Parlamenti i turpit
ide
Nëna ime Militante
Saliu godet kundërshtarët për ato që ai ka bërë vetë
Opozita heshti përsëri me turp për Buxhetin e 2025.
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128