Me 10 adresa Instagrami/ Kush është “polici” që bënte s*ks me prostitutat dhe i zhvaste ato

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i një të riu ditën e djeshme në Tiranë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi duke u hequr si efektiv policie kryente marrëdhënie seksuale me punonjëset e seksit dhe më pas iu zhavste para duke i kërcënuar se do t’i arrestonte.
Mësohet se në pranga është vënë 27-vjeçari Ajet Salla, mbi të cilin rlndojnë akuza për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes, ose dhunës për dhënien e pasurisë ”.
Nga hetimet ka rezultuar se Ajet Salla, fillimisht “prenë” e tij e pikaste në rrjetet sociale. Më pas ai u shkruante atyre duke u prezantuar si punonjës policie dhe duke përdorur mjete identifikuese si ato të strukturave të ndryshme të Policisë së Shtetit
Më pas, me anë të shtrëngimit e kanosjes, Ajet Salla iu kërkonte dhe merrte atyre vlera monetare që variojnë deri në 2 mijë euro, kundrejt premtimit për të mos i arrestuar.
Burime për mediat bëjnë me dije se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dyshime se ai mund të jetë përfshirë edhe në një rrjet prostitucioni si tutor pasi i janë gjetur në telefon 10 adresa të rrjetit social Instagram, ku postonte video dhe foto të vajzave që ofronin prostitucion.
Gjithashtu, 27-vjeçari i është sekuestruar edhe një stemë policie.
-
Policia e Shtetit blindon Bashkinë e Tiranës
30 Prill, 16:02 -
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


