Me kokainë në makinë/ Operacionalja prangos 25-vjeçarin, procedon penalisht babë dhe bir që udhëtonin me të

Forcat Operacionale të Elbasanit arrestuan një person për kokainë dhe proceduan dy të tjerë, babë dhe bir, për moskallëzim krimi dhe mbajtje të armëve të ftohta.
Të tre personat po udhëtonin së bashku në makinë dhe iu nënshtruan një kontrolli të mjetit dhe atij fizik trupor.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve njoftuan sot (3 tetor) se arrestuan në flagrancë G. Sh., 25 vjeç.
“Gjatë kontrollit të kryer nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Operacionale”, në automjetin në të cilin ishte pasagjer, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë”, tha policia vendore.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për A. X., 26 vjeç, banues në Cërrik, drejtuesi i automjetit ku u gjet sasia e kokainës, për veprën penale “moskallëzimi i krimit”, pasi nga hetimet dyshohet se kishte dijeni për lëndën narkotike që posedonte shtetasi G. Sh., por nuk ka kallëzuar në organet kompetente.
Gjithashtu u procedua edhe babai i shoferit, A. X., 62 vjeç, për veprën penale “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një thikë ushtarake.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

