Me thikë me vete gati për sherr, vihet nën hetim 15-vjeçari në Dibër

3 Shkurt 2024, 13:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Me thikë me vete gati për sherr, vihet nën hetim

Një 15-vjeçar është vënë në hetim në Dibër pasi po lëvizte me thikë me vete.

15-vjeçari dyshohet se do ta përdorte thikën gjatë një konflikti me një bashkëmoshatar të tij.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...