Çmendet 29-vjeçari në Durrës, godet me gurë në kokë të riun pas konfliktit

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur pas mesanate në lagjen nr 15 në Durrës.
Uniformat blu bëjnë me dije se dy të rinj janë përplasur për motive të dobëta. Teksa mësohet se një 29-vjeçar ka goditur me gur në kokë një 20-vjeçar.
Për pasojë policia ka vënë në pranga 29-vjeçarin, ndërsa i lënduari po merr ndihmë mjekësore te Spitali i Traumës në Tiranë.
Plagosi rëndë, duke goditur me gur ne koke, një 20-vjeçar, për motive të dobëta, si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, pas mesnate, në lagjen nr.15, Durrës, ka goditur me gur, në kokë, shtetasin H. K., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
