
Mësuesi që ecën çdo ditë në këmbë për një nxënës të vetëm: Shpesh vesh dhe çizmet

Zgjohet në orën 05:00, shpesh herë vesh dhe çizme dhe përshkon një rrugë 20 km çdo ditë për në fshatin Vodicë të Ersekës.
Është ky mësuesi i jashtëzakonshëm Kastriot Aliko, i cili bën gjithë këtë sakrificë për një nxënës të vetëm! “Edukoj vetëm një nxënës me aftësi ndryshe, i spektrit autik. Në një shkollë të hershme”, tregoi ai sonte në “Opinion”.
Përpos terrenit të vështirë e kushteve të motit, ai rrëfeu se merr përsipër edhe një rrezik jo të lehtë për të shkuar te vendi i tij i punës.
“Shi në borë, duhet të shkoj në destinacion çdo ditë, plus edhe rreziku nga kafshët. Itenerari që përshkoj unë, ka kope me bagëti. Janë qentë e padashur ta hiperbolizoj, një radhë hipa në pemë sepse më erdhën qentë dhe zakonisht merrja nga ato kërcaskat që i hidhja për t’i trembur. Është dhe për të qeshur, por ky është realiteti.”
“Kam studiuar në Gjirokastër ciklin e ulët, më pas Gjuhë Letërsi. Masterin…Kam dy çuna që banojnë këtu në Tiranë, njëri ka mbaruar Akademinë e Arteve ndërsa tjetri vazhdon për Inxhinieri elektronike në master”, shtoi Aliko.
Ka 36 vite në arsim dhe gjëja e vetme që e ka shoqëruar gjithnjë ka qenë pasioni për punën. “Edhe pse është një fëmijë, më fal shumë kënaqësi. Herë më thotë o Kaçi si je, herë më thotë o mësues”, tha Aliko.
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:36

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128