“Miliona dëm shtetit nga shmangia e taksave nga favorizimi me ndërtimet jashtë lejeve”/ Ish-drejtoresha e ASHK-së shkon në gjyq

27 Shtator 2025, 11:50 / AKTUALITET ALFA PRESS
“Miliona dëm shtetit nga shmangia e taksave nga favorizimi me

Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve duke i shkaktuar miliona lekë dëm shtetit nga shmangia e taksave, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq ish-drejtoreshën e ASHK, Elira Gogo

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen E.G.,ish-drejtoreshëne Agjencisë Shtetërore e Kadastrës (ASHK) Tiranë,e akuzuar për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 248 të Kodit Penal si dhe shtetasin Sh.B. i akuzuar për ‘Ndërtim të paligjshëm’ dhe ‘Mashtrim’ parashikuar nga nenet 119/a/2 dhe 143/3të Kodit Penal.

Në kuadër të procedimit penal nr. 8699, regjistruar në bazë të denoncimeve të bëra, hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranëvërtetuan se në rrugën e ‘Bogdanëve’ ka pasur ndërtime me ndryshim destinacioni në kundërshtim me lejen e dhënë. Sipërfaqja e ndërtuar jashtë lejes e përcaktuar nga akt-ekspertimi teknik është 2240 m².Për këtë sipërfaqe, taksa e ndikimit në infrastrukturë është llogaritur në shumën 24.998.400 lekë,shumë më e lartë se ajo e paguar në bazë të dokumenteve të falsifikuara.

Nga hetimet rezultoi se veprimet e shtetases E. G., në cilësinë e Drejtoreshës së ASHK-së Tiranë Veri, janë përpiluar dhe nënshkruar dokumente pa kryer matje në terren, duke u raportuar sipërfaqe shumë më të vogla nga ato reale. Këto veprime kanë sjellë përfitim të padrejtë për subjektin ndërtues dhe dëm të interesit publik.

Nga sa më sipër, rezultoi e provuar se nga ana e shtetases E. G. janë konsumuar elementet e veprës penale të “falsifikim i vulave, stampave ose formulareve” parashikuar nga neni 190/3 iKodit Penal, pasi pa bërë matje në teren ka urdhëruar pagesën e taskës e infrastrukturës dhe sipas saj, sipërfaqja totale e objektit shtesë që do të legalizohej është 80.5 m2.Kur nga akti i ekspertimit sipërfaqja e ndërtimit jashtë lejes së ndërtimit, është 2240m2. Si dhe është konsumuar vepra penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. 

Ndërkohë shtetasi Sh.B. ka konsumuar elemente të veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”  parashikuar nga neni 199/a/3 në  kushtet e shkeljes së  lejes së ndërtimit për qëllim fitimi.

Po ndodh...