Minoreni plagos me thikë 20-vjeçarin në Shijak

30 Maj 2024, 22:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Minoreni plagos me thikë 20-vjeçarin në Shijak
Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Shijak.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasi i mitur S. J., 14 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin  R. K, 20 vjeç. Krimi dyshohet se ka ndodhur  për motive të dobëta rreth orës 21:30, në lagjen “Popullore”.

I plagosuri është transportuar në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa i mituri është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Po ndodh...

ide