Mungesa e Mediut shtyn seancën e "Gërdecit", caktohet data e seancës së radhës

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën për dosjen e Gërdecit, ndërsa kësaj radhe shkak për shtyrjen është bërë mungesa e një prej ekspertëve.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu nuk është paraqitur në seancë, ndërsa mungoi edhe avokati i tij mbrojtës Ardian Visha.
I pranishëm ishte vetëm avokati Henrik Ligori.
Seanca e radhës do të mbahet më 31 Korrik ora 09:00.
Prokurori Klodian Braho kërkoi që të vazhdojë seanca në mungesë të Mediut, kërkësa u pranua nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila vendosi që ish-ministri të mbrohet vetëm nga avokati Ligori.
Gjykata relaton që në sekretarinë e gjykatës janë paraqitur pyetjet me shkrim për ekspertët.
Në total 113 pyetje janë paraqitur nga mbrojtja e Mediut, ndërkohë në seancë nuk është paraqitur një nga ekspertët.
Eksperti Ymer Stafa ka njoftuar gjykatën se mungon për arsye shëndetësore.
Prokurori Klodian Braho dhe avokati Ligori kanë kërkuar praninë e ekspertit që mungon.
Prokurori Klodian Braho: Nuk ka raport mjekësor për ekspertin që mungon dhe gjendja e tij shëndetësore nuk e pengon që të jetë në seancë.
Eksperti të thirret në gjykatë dhe të jap mendimin e tij. Ekspertët të marrin edhe pyetjet e reja dhe të formulojnë një dokument të vetëm.
Të kemi edhe ne një kopje të pyetjeve që të jemi të përgatitur në seancë. Ekpertet te marrin kohen e nevojshme
Henrik Ligori: Është e domosdoshme prania e ekspertit të 5, duhet të gjithë për tu përgjigjur. Të marrin kohën e nevojshme që të realizohet përgjigjja e të gjithëve
Senca e radhës do të mbahet më 31 Korrik ora 09:00.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

