“Na jep 100 euro dhe ik”/ Gjykata e Tiranës lë në burg dy efektivët e forcave "Shqiponja"

1 Qershor 2023, 14:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Na jep 100 euro dhe ik”/ Gjykata e Tiranës lë në

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy efektivët e "Shqiponjave", Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha, pasi akuzohen për “ryshfet”. Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, togat e zeza vendosën të shpallin mos kompetencën dhe t’ja kalojnë dosjen SPAK-ut.

Procedimi për 2 efektivët e forcave "Shqiponja" ka nisur pak kohë më parë, pas një konflikti që të dy kanë pasur me një qytetar. Në të njëjtin procedim thuhet se Çelmeta dhe Xhixha merrnin ryshfet nga qytetarët, për lehtësim masash.

Dy efektivët u arrestuan në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi morën 100€ ryshfet për të toleruar shkeljen e rregullave të qarkullimit nga një qytetar, që në të vërtetë ishte agjent i infiltruar i AMP.

Në momentin e ndalimit, policëve iu gjetën 1400 €. Përpara arrestimit, efektivët ishin vendosur nën survejim nga Prokuroria, pas disa kallëzimeve në adresë të tyre për korrupsion.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj dy efektivëve, u gjet një shumë monetare, përkatësisht 1420 euro, 8800 lekë si dhe katër telefona celularë. 

Po ndodh...

ide