“Na mbyti lagështira, s’kemi ngrohje”/ Nxënësit e gjimnazit në Gjirokastër braktisin mësimin, apel për ndërhyrje

28 Shkurt 2023, 14:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Na mbyti lagështira, s’kemi ngrohje”/

Nxënësit e gjimnazit “Siri Shpallo” në Gjirokastër kanë bojkotuar mësimin këtë të martë dhe kanë dalë në protestë. Në prononcim për OraNews, ata shprehen se shkak për bojkotimin e mësimit dhe daljen në protestë, është bërë mungesa e ngrohjes në shkollën e tyre. Nxënësit shprehen se lagështira ka nxjerrë jashtë funksionit disa klasa dhe është kthyer në problem për ta.

“Lagështia në mure e tavane, prezencë uji në dysheme, dritare pa xhama, këto janë kushtet e katit të tretë të gjimnazit “Siri Shapllo” në Gjirokastër ku mësojmë ne,”- tha njëri prej tyre.

Ata shtojnë se kushtet janë me të vërtetë skandaloze pa ngrohje dhe me prezencë të madhe lagështire.

“Në katin e tretë shumica e klasave janë jashtë përdorimit. Mund të kenë ngelur shumë pak klasa të prekura pak ose të paprekura fare,”- thotë një tjetër.

“Shumë prej nesh jemi detyruar të ndërrojmë klasat për shkak të klagështirës. Para vitit të ri erdhën dhe rregulluan se gjendja ishte shumë keq. Por pas rregullimit, u bë akoma dhe më keq,"- tha një nxënëse tjetër.

Nxënësit kanë mbajtur edhe një peticion drejtuar kryetarit të bashkisë, Flamur Golemi, i cili sipas tyre duhet të marrë masa brenda një afati 2 javor.

 

Po ndodh...