Ndalohen tre policë në Elbasan, kishin kthyer lokalin në qendër bastesh

Tre efektivë të policisë në Elbasan janë ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan–Korçë), pasi dyshohet se kishin kthyer një lokal në qendër bastesh.
Sipas njoftimit zyrtar, ndaj tyre janë vendosur masat “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Hysen Duka, ish-oficer patrulle në Komisariatin e Elbasanit, aktualisht në Shërbimin e Sigurisë në Gjadër;
Gëzim Duka, ish-oficer patrulle në Elbasan, tani në Komisariatin e Policisë Kukës;
Ervin Shimplaku, me detyrë në Trafikun Interurban dhe Urban pranë DVP Elbasan.
Hetimet kanë treguar se policët, në bashkëpunim me një person të arrestuar më herët, kanë vënë në përdorim një bar-kafe në pronësi të tyre për zhvillimin e lojërave të fatit.
Ndërkohë, një tjetër punonjës policie, E. Sh., është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka hyrë pa leje në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, për të kërkuar të dhëna për mjete në interes të personave të tjerë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



