Ndarja nga jeta e historianit Zyhdi Shehi, reagon Fatmir Toçi: Situata të pamerituara për natyrën e tij fisnike

25 Gusht 2024, 20:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndarja nga jeta e historianit Zyhdi Shehi, reagon Fatmir Toçi: Situata

Ka ndërruar jetë në një spital në Tiranë, Zyhdi Shehu, që dyshohet se vrau një të moshuar në një azil në kryeqytet, teksa kishte katër ditë i shtruar në spital.

Botuesi Fatmir Toçi me anë të një postimi, ka bërë me dije se studiuesi e historiani kavajas, Zyhdi Shehu ndërroi jetë në një spital në Tiranë.

"Ka ndërruar jetë sot në një spital të Tiranës studiuesi dhe historiani Zydi Shehi, pas një sëmundje të rëndë e të gjatë, i bërë i njohur kohët e fundit edhe për një ngjarje të rëndë në një azil të Tiranës, rrethanat dhe përfundimet e së cilës janë akoma të pazbardhura dhe të paqarta plotësisht…

Zydi Shehi ishte një figurë e mirënjohur në Kavajën e tij si familjar dhe qytetar i devotshëm, studiues i apasionuar pas historisë, veçanërisht për qytetin e tij, Kavajën dhe rrethinat e saj dhe autor i disa botimeve me vlerë dhe interes të veçantë në këtë fushë, duke sjelle fakte dhe interpretime të panjohura më parë.

Për këto kontribute për qytetin e tij dhe shoqërinë e emancipuar kavajase ai ishte shpallur njëzëri nga Këshilli Bashkiak i qytetit “Qytetar Nderi i Kavajës”, titull i merituar për një personalitet të shquar e me kontribute konkrete si Zydi Shehi, i cili gjatë gjithë jetës së tij reflektoi mirësi, korrektesë e kulturë, shembullin e modelin e qytetarit bashkëkohor.

Ndarja nga jeta pas një sëmundje të gjatë e të mundimshme, me probleme të dhimbshme e situata të pamerituara për natyrën e tij fisnike ka pikëlluar jo vetëm familjen, të afërmit e miqtë e tyre, por dhe çdo  kavajas e këdo që e ka njohur atë apo veprën e tij të çmuar", shkruan në llogarinë e tij Fatmir Toçi.

 

Po ndodh...

ide