Ndërprerje e energjisë elektrike në Tiranë, zonat dhe oraret

28 Shtator 2023, 09:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndërprerje e energjisë elektrike në Tiranë, zonat dhe oraret
Punimet që do të kryhen në rrjetin elektrik këtë të enjte në Tiranë do të bëjnë që disa zona të qytetit dhe disa fshatra të mbeten pa energji.

Me anë të një njoftimi, OSHE ka informuar të gjithë abonentët e Tiranës se për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit, qytetarët do kenë shkëputje të energjisë elektrike ditën e sotme gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 dhe 09:00-15:00.

Njoftim për abonentët e Tiranës

Stakim, 28 shtator

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 28 shtator  do të kryhen punime në një nga fiderat e NST Mëzez dhe NST Valias. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë;

09:00-13:00

Pjesërisht: Zona Fushë Mëzez, ish-rruga “Ura”, zona pranë Bregut të Lumit, Laknas

09:00-15:00

Pjesërisht: Bërxullë, Domje, Bathore, Breg Lumi, Qerekë, Tapizë, Laknas, Valias, Frutikultura Kamez, Çekrezë dhe Kasallë

 

Po ndodh...

ide