Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Disa komisariate i kalojnë Drejtorisë së Tiranës

31 Maj 2023, 11:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Disa komisariate i kalojnë

Nesër do të futen në fuqi ndryshimet e reja në strukturat policore. Kështu, nesër Komisariati i policisë së Kavajës do t’i kalojë në varësi Drejtorisë së Policisë së Durrësit, ndërsa komisariati i policisë së Vorës dhe Krujës do t’i kalojë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Këto ndryshime lidhen me kohën e ndërhyrjes në ngjarje të ndryshime dhe për arsye të afërsisë territoriale.

Komisariati i Vorës do të njihet ndryshe si komisariati nr.7 ndërsa Kruja si komisariati nr.8. 'Euroneës Albania' raporton se nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim në strukturat drejtuese në komisariatet që preken.

Ndryshime pritet të ketë edhe nëpër komisariate dhe mënyrën e funksionimit.

 

Po ndodh...