Përplasi për vdekje një person në 2014, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan

23 Prill 2024, 10:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasi për vdekje një person në 2014, arrestohet

Një 65-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Elbasanit.

Ky 65-vjeçar përplasi me pasojë vdekjen një person me kamion në datë 18.03.2014, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë”

Njoftimi i policisë 

Vijon megaoperacioni "Sundimi i ligjit" për kapjen e shtetasve në kërkim.

Shërbimet e Policisë Rrugore, krahas angazhimit për sigurinë rrugore, kanë mundësuar, falë bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Elbasan, ndalimin e shtetasit K. E., 65 vjeç, banues në Elbasan.    

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Korçës, me vendimin e datës 12.01.2015 e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen. 

Më datë 18.03.2014, në aksin rrugor "Bilisht-Korçë", kamioni që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një automjet tip "Opel", me drejtues shtetasin K. T.. Nga përplasja, humbi jetën këmbësori, shtetasi E. B..

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e DVP Korçë.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128