Në kërkim për vrasje, kapet në Maqedoni Remzi Azemi

6 Dhjetor 2023, 15:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Në kërkim për vrasje, kapet në Maqedoni Remzi Azemi

Ka marrë fund arratia e shtetasit nga Kosova, Remzi Azemi, i shpallur në kërkim për vrasje.

Azemi kërkohej në Ekuador për vrasjen e shtetasit shqiptar Ilir Hidri, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2017.

Njësia Gjyqësore Kriminale , me seli në Guayaquil, kishte lëshuar një urdhër arresti për të që në vitin 2021. Hidri është arrestuar këtë të mërkurë në Maqedoninë e Veriut.

Kapja e tij u bë në bashkëpunim të Policisë së Ekuadorit me Interpolin.

 

Po ndodh...

ide