Në kërkim se urdhëroi dhunën barbare ndaj Adriatik Roshit/ Kush është “biznesmeni” Tur Koçeku, lidhja me Shtufin, familjen Berisha dhe investimi te kulla ‘Mali i Tiranës’

8 Janar 2025, 12:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Biznesmeni, Tur Koçeku, që zyrtarisht ka zgjedhur të vetëquhet Luçiano Koçeku është shpallur në kërkim nga policia si urdhërues i dhunës barbare, (Shih videon në fund), ndaj biznesmenit tjetër, Adriatik Roshi. Një nga pistat që po heton policia për këtë ngjarje të rëndë është edhe një sherr masiv i ndodhur në një lokal nate në Palasë, “Sin”, ku Tur Koçeku u godit me sende të forta dhe u rrah publikisht.

Aji që duhet të ishte një natë argëtimi për grupin e të rinjve në fund të gushtit vitin e kaluar, u kthye në një pikëpyetje të madhe për jetën e Koçekut, i cili përfundoi në gjendje të rëndë për jetën në spital pasi ka pësuar dëme të mëdha në kokë.

Por rrugëtimi i Koçekut me dy emra, i njohur si në fushën e krimit ashtu edhe në të biznesit, ka pasur bashkëpunëtorë të ngushtë të tjerë personazhe që jo pak herë janë lakuar si ndërtimin e kullave në kryeqytet, ashtu edhe për të tjera ‘bëma’.

Bëhet fjalë për vëllezërit Shtufi, Ilir dhe Kujtim, kunetërit e një tjetër biznesmenit të njohur, Mark Luli, të gjithë në bashkëpunim me familjen Berisha dhe veçanërisht Shkëlzenin.

Dy vëllezërit Shtufi zotërojnë ndër të tjera kompaninë ‘Nova Construction 2012’ që po ndërtonë kullën “Mali i Tiranës”, pas të cilës mediet kanë denoncuar se fshihet familja Berisha.

I lindur në Bulqizë, Turi Koçeku ka zgjeruar aktivitetet e tij që datojnë nga viti 2014

Më datë 13.09.2014 është themeluar shoqëria “LTD Co” shpk që ka si ortakë: Ilir Shtufin në masën 10%, Lucjano Koceku në masën 40% dhe Kujtim Shtufi në masën 50%.

Më datë 13.08.2019 është themeluar shoqëria “KORÇA PHOTOVOLTAIC PARK” sh.p.k. Ortak i vetëm themelues i shoqërisë ka qenë Ilir Shtufi, por përmes kontratës së shitjes të kuotave me nr. 2391 rep., nr. 911 kol., datë 22.05.2021, ky i fundit vendosi të transferojë 40 për qind të kuotave të kapitalit tek Luçiano Koçeku.

I vetëm Koçeku zotëron tre shoqëri të tjera: S G D Energjime subjekt prodhim, tregtim dhe furnizim të energjisë elektrike me administrator Myfit Duriçin; BALLENJA-KOMPANI me të njëjtin subjekt, por me një ndryshim jo dhe aq të vogël.

Ballenja Kompani ka marrë dhe një koncension për ndërtimin e Hidrocentralit “Ballenjë” duke shfrytëzuar ujërat e pellgut ujëmbledhës së Ballenjës në Bulqizë me fuqi 1.000 kË dhe energjia mesatare vjetore 4.197.824 kËh/vit.

G.A.V Invest është një tjetër kompani nën emrin e Koçekut që operon në fushën e ndërtimit dhe ka për administrator Ledio Tushën.

Tur Koçeku e ka ndarë jetën mes Tiranës ku ka biznese të tjera dhe në Dubai, ku ishte vendosur prej kohësh.

Kujtojmë që personat e pajisur me shkopinj e leva, madje dhe me sopatë, goditën pa mëshirë Roshin.

Adriatik Roshi vijon të jetë në reanimacion në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Ai ka marrë dëmtime në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë. Hetuesit e komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pasi këqyrën kamerat e sigurisë, kanë ndaluar dy persona, Gani Koçeku dhe Ledio Tusha.

Për ta marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes policia po punon edhe për ndalimin e Tur Kocekut, si person që dyshohet se dha urdhrin për dhunën barbare.

Ndërkohë personat e shpallur në kërkim janë shtetasit Ronald Koçeku, Luçiano Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku./Alfapress.al

 

 

Po ndodh...