Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit të drogës në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit Aristotele të Selanikut, në sheshin Rotonda dhe Navarino.
Pesë vjet e gjysmë pas operacionit të madh policor që çoi në arrestimin e gjithsej 60 personave, gjykata shpalli fajtorë 50 prej tyre për krijimin e një organizate kriminale dhe trafikun e drogës brenda një institucioni arsimor.
47 të pandehurit u dënuan me burgim nga 6.9 vjet deri në 15.5 vjet, ndërsa tre të tjerëve u dënuan me burgim deri në tre vjet.
Gjoba nga 50.000 deri në 100.000 euro u vendosën gjithashtu për të dënuarit me burgim.
Pas hetimeve, Policia e Sigurimit të Selanikut, zbuloi se në krye të grupit kriminal kishte shtetas shquptarë.
Aktiviteti i tyre përfundoi në dhjetor 2018 kur EL.AS. siguroi prova për aktivitetin e tyre kriminal dhe kreu arrestimet.
Në materialin vizual të regjistruar nga policia, duke përdorur mjete speciale, vërehen lëvizjet e personave të përfshirë për 57 ditë të tëra, ndërsa në të njëjtën kohë ka pasur vëzhgim në të gjitha pikat e veprimit të tyre.
Sipas hetimeve, dy muaj para arrestimit, të pandehurit duket se kanë fituar mbi 500.000 euro duke bërë 500 blerje dhe shitje në ditë.
Shumica e të pandehurve u përfaqësuan nga avokatë. Gjithashtu, dy nga të pandehurit kanë vdekur dhe ndaj tyre janë pushuar kallëzimet penale, ndërsa 11 mbeten në paraburgim për akuzat e tjera.
-
Zbulohet bombë amerikane 500 kg pranë stadiumit në Gjermani
26 Prill, 16:39 -
Ky është vendi më i mirë europian për të jetuar mbi të 60-tat
26 Prill, 16:36 -
-
Zbulohet bombë amerikane 500 kg pranë stadiumit në Gjermani
26 Prill, 16:39 -
Ky është vendi më i mirë europian për të jetuar mbi të 60-tat
26 Prill, 16:36 -
-
Zbulohet bombë amerikane 500 kg pranë stadiumit në Gjermani
26 Prill, 16:39 -
Ky është vendi më i mirë europian për të jetuar mbi të 60-tat
26 Prill, 16:36 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



